Kazakistani nuk do t’i lejojë më qytetarët rusë të qëndrojnë në vendin e Azisë Qendrore për një kohë të pacaktuar duke bërë të ashtuquajturat viza çdo tre muaj, sipas një direktive qeveritare të botuar këtë javë.
Qeveria e Kazakistanit do të ndalojë këtë praktikë nga 26 janari, duke u kërkuar rusëve dhe qytetarëve të vendeve tjera anëtare të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, një bllok post-sovjetik, të largohen nga vendi për të paktën 90 ditë pas qëndrimit të lejuar tre-mujor.
Dhjetëra mijëra rusë, kryesisht burra të rinj dhe të mesëm, u zhvendosën në Kazakistan vitin e kaluar pasi Moska, vend ky i përfshirë në konfliktin në Ukrainë, që nisi fushatën e saj të parë të rekrutimit që nga Lufta e Dytë Botërore./UBTNews/