Operatori rus i tubacionit të naftës Transneft thotë se KazTransOil i Kazakistanit ka kërkuar 1.2 milionë tonë kapacitet në tubacionin Druzhba për vitin 2023 për të lehtësuar dërgesat shtesë të naftës në Gjermani, njoftoi agjencia e lajmeve RIA Novosti.
BE-ja u zotua të ndalojë blerjen e naftës ruse përmes rrugëve detare nga 5 dhjetori, si pjesë e sanksioneve.
Gazsjellësi Druzhba mbetet i përjashtuar nga sanksionet, por rafineritë gjermane në Leuna dhe Schwedt, nuk po porosisin më naftë ruse për vitin e ardhshëm, ka thënë ministria e ekonomisë e Gjermanisë.
Sipas RIA, Transneft tha se KaztTransOil – transportuesi kombëtar i naftës në Kazakistan – kishte kërkuar të dërgonte 300,000 tonë naftë shtesë gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm./UBTNews/