Këngëtarja e njohur Katy Perry ka zbuluar së fundmi zakonin më të bezdisshëm të fejuarit të saj, aktorit të njohur Orlando Bloom .
Gjatë një interviste për emisionin e mëngjesit të Heart Radio, Katy tregoi se e bezdiste fakti që aktori lë fillin dentar kudo në shtëpi.
”Atij i pëlqen të përdorë fill dentar, gjë që falënderoj Zotin sepse disa partnerë nuk e bëjnë dhe është e neveritshme dhe ai ka dhëmbë të shkëlqyer. Por ai e lë fillin, kudo! Në anë të shtratit tim, në makinë dhe në tryezën e kuzhinës, më duket se ka kosha kudo”, u shpreh këngëtarja.