Këngëtarja e njohur, Katy Perry, prej kohësh është e njohur për sensin e saj të humorit.
Shumë video të mëparshme shfaqin anën gazmore të këngëtares, e cila nuk e merr veten shumë seriozisht – gjë që e bën atë një kandidate të shkëlqyer për një rol në një skeç ose dy kur ajo do të shfaqet në SNL javën e ardhshme.
Llogaria zyrtare e SNL në Twitter zbuloi pjesëmarrjen e saj duke bërë që fansat të spekulonin për një rikthim të mundshëm.
Ndërsa zakonisht, të ftuarit e SNL-së përdorin paraqitjet e tyre për të promovuar albumet e tyre të reja dhe albumi më i fundit i Perry-t ishte Smile i 2020-ës, vetë Katy ngacmoi fansat duke thënë se “do ta sjellë pjesën time të Sin City në Big Apple (dhe në TV tuaj)”.
Katy Perry do të performojë në SNL, të shtunën, 29 janar./UBTNews/