Kosova tashmë i ka katër xhudistë që do të luftojnë për medalje të bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Pas Akil Gjakovës, Dardan Cenës dhe Flaka Loxhës, mundësinë për të garuar për medalje e ka siguruar edhe Fatjona Kasapi.
Në repesazhin e kategorisë deri në 52 kilogramë, Kasapi e mposhti portugezen Maria Siderot me “Yuko”, duke siguruar kalimin në luftën për medaljen e bronztë.
Kështu, Kosova do të ketë katër mundësi për të fituar medalje të bronztë në xhudo gjatë ditës së sotme në Taranto.
D.L
