UBT News

Katër të vdekur e 162 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë vdekur katër pacientë me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë njofton se janë kryer 914 testime, prej të cilave rezultuan 162 raste pozitive me COVID-19.

Bëhet e ditur se janë shëruar 150 pacientë, duke e çuar në 9 mijë e 115 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 231 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët katër pacientë janë të intubuar./UBTNews

Exit mobile version