Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë vdekur katër pacientë si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 670 raste të reja. Bëhet e ditur se janë shëruar edhe 505 pacientë.
Aktualisht në katër spitalet COVID, po trajtohen 279 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët pesë pacientë janë të intubuar./UBTNews