UBT News

Katër të vdekur dhe 289 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë vdekur katër persona si pasojë e COVID-19, një i ri 37-vjeçar nga Korça pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 52-vjeçare nga Mirdita, një 81-vjeçar nga Tirana dhe një 85-vjeçar nga Fier.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë informon se u regjistruan 289 raste të reja nga 1 mijë e 402 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Kurse bëhet e ditur se edhe 93 persona e mposhtën koronavirusin./UBTNews

Exit mobile version