UBT News

Katër të vdekur dhe 169 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur katër pacientë me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 971 testime, prej të cilave kanë rezultuar 169 raste pozitive me virusin SARS-COV-2.

Kurse bëhet e ditur janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar në 9 mijë e 215 numrin e të shëruarve në Shqipëri që prej fillimit të epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 228 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët pesë pacientë janë të intubuar./UBTNews

Exit mobile version