UBT News

Katër të vdekur dhe 14 të plagosur pas tërmetit në jugperëndim të Kinës, që shkaktoi rrëshqitje të dheut

Të paktën katër persona kanë vdekur dhe 14 janë plagosur kur një tërmet me magnitudë 6.1 goditi Kinën jugperëndimore, duke shkaktuar rrëshqitje dheu, thanë zyrtarët gjatë ditës së sotme.

Epiqendra ishte në qarkun Lushan, pranë qytetit Ya’an, në provincën Sichuan, më shumë se 100 kilometra në jug-perëndim të Chengdu, njoftoi Byroja Kineze për Tërmetet.

Rrugët u bllokuan dhe shtëpitë u dëmtuan. Kishte gjithashtu raporte fillestare, të pakonfirmuara për dëme në Weibo. Një fabrikë çimentoje, makina dhe shtëpi u dëmtuan nga një rrëshqitje dheu, sipas një video e cila nuk mund të verifikohej. Nuk munguan edhe pamjet e rrugëve të bllokuara nga gurët.

Sipas dëshmitarëve, autoritetet kanë nisur një plan reagimi emergjent, duke dërguar personel në zonën e tërmetit, së bashku me anëtarët e forcave të Ushtrisë Çlirimtare Popullore.

Zona është shtëpi për rreth 70 mijë njerëz që jetojnë në zonën kodrinore pranë epiqendrës, tregojnë të dhënat zyrtare.

Lëkundjet janë pasgoditje nga një tërmet me magnitudë 7 ballë në zonë në 2013, sipas një sizmologu nga qendra komanduese në televizionin shtetëror.

Provinca Sichuan, u godit nga një tërmet shkatërrues me magnitudë 8 në 2008, duke vrarë rreth 80 mijë njerëz.

Vendndodhja e provincës e bën atë të pambrojtur ndaj tërmeteve, pasi është e vendosur në buzë të pllakës tektonike kontinentale indiane dhe pllakës euroaziatike. /UBTNews/

Exit mobile version