Katër persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri si pasojë e COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njofton se nga 912 testime që u kryen në 24 orët e fundit, 144 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar në 8 mijë e 825 numrin e të shëruarve në Shqipëri që prej fillimit të epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar./UBTNews