Një aksident i rëndë ka ndodhur dje pasdite në Fushë Kosovë, përkatësisht afër Sllatinës, ku janë përfshirë një kamion dhe disa vetura.
Nga ky aksident janë krijuar kolona të mëdha në tërë Fushë Kosovën dhe në rrugën Prishtinë-Pejë.
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla tha se nga ky aksident janë pranuar 4 persona në Qendrën Emergjente teksa gjendja e tyre është stabile.
“Katër persona janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente. Gjendja stabile është për të gjithë”, tha Syla.
Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./S.K/KP/