UBT News

Katër policë të Njësisë Speciale suspendohen nga detyra

Katër policë të Njësisë Speciale raportohet se janë suspenduar nga Policia e Kosovës, sepse në një grup të mbyllur mes kolegësh kanë bërë shaka me kryeparlamentarin Dimal Basha.

Sipas raportimeve, policët e e suspenduar janë Sami Hoti, Sedat Ramadani, Albert Kuqi dhe Artan Krasniqi.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka reaguar pas suspendimit të katër policëve, duke e quajtur këtë vendim të panevojshëm dhe me prapavijë politike.

Sipas tij, hapja e një procedure disiplinore për një komunikim të shkurtër ndër-kolegial në një grup të Viber-it nuk është dashur të ndodhë fare, e aq më pak të pasohej me suspendim.

“Ky veprim ka indikacione të presionit të plotë politik ndaj policëve. Urdhëruesit e suspendimit të 4 policëve është e mundur që kanë abuzuar autoritetin dhe kështu të kenë bërë shkelje penale. Prandaj, duhet të hetohen për këtë nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK)”, ka shkruar Ramadani në Facebook./S.K/EO/

Exit mobile version