UBT News

Katër persona vriten përderisa sulmojnë shtëpinë e ministrit afgan të mbrojtjes në Kabul

Katër persona janë vrarë pasi kishin sulmuar shtëpinë e ministrit afgan të mbrojtjes, Bismillah Khan Mohammadi.

Persona të armatosur kanë qëlluar me armë dhe kanë shpërthyer një makinë pranë Zonës së Gjelbër të Kabulit.

Ministri, Mohammad, nuk ndodhej në shtëpi kur kishte ndodhur sulmi, ndërkaq familja e tij u evakuua dhe sulmuesit u vranë, shkruan BBC, përcjell KlanKosova.tv

Sulmi vjen përderisa luftimet vazhdojnë në qytete të tjera afgane, me Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të dhunës.

Exit mobile version