Të paktën katër persona mbetën të vdekur dhe po shumë tjerë janë të zhdukur pas shirave të dendur që goditën disa pjesë të Kinës të premten.
Operacionet masive të shpëtimit dhe ndihmave u nisën pasi shirat e rrëmbyeshëm goditën qarkun Qiubei në provincën Junnan të Kinës jugperëndimore.
Sipas transmetuesit publik kinez CGTN, dy anëtarë të ekipit të shpëtimit janë midis katër personave të zhdukur.
Reshjet e shiut kanë përfshirë rajonin që nga e enjtja dhe kanë prekur mbi 120 mijë njerëz.
Kërkimi intensiv për të zhdukurit është duke u zhvilluar. /UBTNews/