UBT News

Katër persona sulmohen me thikë në Lipjan, arrestohen dy të dyshuar

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar një rast i lëndimit të rëndë trupor në Lipjan, ku katër persona kanë mbetur të lënduar pas një sulmi me thikë.

Sipas policisë, pas një mosmarrëveshjeje, dy të dyshuar së bashku me tre persona të tjerë që ndodhen ende në arrati kanë sulmuar fizikisht katër viktima(burra) duke përdorur mjet të mprehtë.

Njëri nga të dyshuarit dhe dy nga viktimat kanë marrë trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit e arrestuar janë intervistuar dhe më pas janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rast po vazhdojnë.

Exit mobile version