UBT News

Katër muaj pas lindjes së djalit, Jason Derulo ndahet nga partnerja

Ylli i popit ka njoftuar ndarjen nga e dashura, Jena Frumes, vetëm katër muaj pasi modelja lindi fëmijën e tyre, djalin Jason King.

“Jena dhe unë kemi vendosur të ndahem. Ajo është një nënë e mahnitshme, por ne mendojmë se të qenit të ndarë në këtë kohë do të na lejojë të jemi versionet më të mira të vetes sonë dhe prindërit më të mirë që mund të jemi të dy”, ka shkruar Derulo në rrjetin social Twitter. Njëkohësisht ai luti të tjerët të respektonin privatësinë e tyre./UBTNews

Exit mobile version