UBT News

Katër klube të njohura në garë për Leon Dajakun, Sheffield United më i avantazhuar

Sheffield United është një nga katër klubet që kanë shprehur interes për të marrë të riun shqiptar të Bayern Munich, Leon Dajaku

Sipas Goal.com dhe SPOX, 19-vjeçari kërkon të largohet nga “Allianz Arena” në edicionin 2020-21 për të gjetur një klub që i mundësohet që të luajë më shumë.

Dajaku ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2023, por nuk është pjesë e rregullt e skuadrës së parë.

Por në anën tjetër ka klube të interesuar që ta kenë lojtarin në ekipet e tyre.

Klubi i Ligës Premier kanë shprehur interesim për Dajakun, duke iu bashkuar klubit nga Championship, Swansea, që po ashtu kanë interesim.

Klubet tjera që e pëlqejnë mesfushorin janë edhe Sassuolo dhe Torino, pasi besojnë se lojtari i talentuar mund të luajë pa problem në Serie A.

Lista nuk mbyllet me kaq, pasi më parë interesim kishin shfaqur edhe St. Gallen dhe FC Utrecht.

Dajaku është i bindur se është gati për të luajtur në një ekip të parë. Ai nën drejtimin e Hansi Flick ka luajtur në dy ndeshje të Bundesligës si zëvendësues.

Dajaku kishte kaluar nga Stuttgarti për 1.5 milion euro në vitin 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version