Katër futbollistë dhe një anëtar i stafit të Kombëtares U21 kanë rezultuar pozitiv.
Federata e Futbollit të Kosovës njofton se të gjithë janë asimptomatik dhe në gjendje të mirë shëndetësore, si dhe ndodhen në vetizolim.
“Menjëherë pas njoftimit të rezultateve të testeve të gjithë personat që kanë rezultuar pozitiv janë izoluar dhe nuk kanë kontakt me pjesën tjetër të ekipit. Po ashtu, duhet cekur që Federata edhe më herët i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për këtë grumbullim, ku të gjithë futbollistët kanë qenë në dhoma të ndara që nga fillimi.”, njofton FFK-ja.
Sipas njoftimit, personat që kanë rezultuar pozitiv janë ritestuar gjatë ditës së sotme në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe janë në pritje të rezultateve për t’u konfirmuar nëse sërish pozitiv./UBTNews