Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka filluar sot me prezantimin e ekipeve që do të marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Në edicionin e 19-të të kësaj gare që po zhvillohet në Algjeri, Kosova në sportin e boksit do të përfaqësohet nga katër garues.
Listës i prijnë dy kampionët e Ballkanit për vitin 2021, Bashkim dhe Shpetim Bajoku.
Po ashtu, ekipi kosovar i boksit do të jetë nën udhëheqje të trajnerit Besim Brahimi, kurse gjyqtar do të jetë Latif Demolli.
Më poshtë e gjeni ekipin e Kosovës në boks për Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Bashkim Bajoku (kategoria deri në – 52 kilogramë)
Shpetim Bajoku (kategoria deri në – 63 kilogramë)
Patriot Behrami (kategoria deri në – 69 kilogramë)
Lorent Murati (kategoria deri në – 57 kilogramë)
Trajner: Besim Brahimi
Gjyqtar: Latif Demolli