UBT News

Kate Moss pritet të ftohet si dëshmitare në rastin Depp/Heard

Modelja britanike, Kate Moss, e cila ishte në lidhje me Johnny Depp në vitin 1990, pritet të dëshmojë në procesin gjyqësor mes aktorit Johnny Depp dhe ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard. Një burim i afërt me Depp konfirmoi për CNN që Moss dhe Depp janë të afërt edhe sot e kësaj dite.

Depp e ka paditur Heard për 50 milionë dollarë duke pretenduar se në op-ed-in që ajo e shkroi për mediumin Washington Post në vitin 2018, shpifi ndaj tij, duke e portretizuar atë si dhunues. Kurse Heard e ka paditur Depp-in për 100 milionë dollarë./UBTNews/

Exit mobile version