UBT News

Kate Middleton shfaqet në rolin e dj

Gjatë një vizite në Heavy Sound, Skoci, Kate Middleton, takoi një organizatë që ndihmon fëmijët e vegjël ku dhe përpoq të luante një këngë elektronike në një tastierë.
Edhe pse u udhëzua nga një DJ i mirë, kënga që luaji Kate nuk doli edhe aq e këndshme.

Nga ana tjetër, Princi William nuk dukej edhe aq i entuziazmuar nga kënga e Kate dhe në një moment dëgjohet të thotë:
“Ju lutem ndaleni këngën, po më dhembin veshët”.
Po ashtu edhe Kate e pranoi se nuk ishte një DJ e mirë.
“Më vjen keq që krijova një muzikë kaq të keqe. Fshijeni atë, ju lutem”.

Kujtojmë se ditë më parë, Princi William dhe partnerja e tij Kate Middleton festuan 10 vite së bashku, teksa ndanë me publikun fotot më të bukura nga përvjetori i tyre.
Ata i thanë “Po” njëri-tjetrit më 29 prill të 2011-s.
Me rastin e përvjetorit të 10-të të martesës së tyre, Harry dhe Meghan kanë bërë gjestin e bukur duke i dërguar një urim çiftit, por s’dihet ç’thuhet në të.
Kujtojmë se marrëdhëniet mes tyre janë tashmë të tensionuara, për shkak të intervistës së Harry-t dhe Meghan për Oprah.
Një ekspert pranë familjes mbretërore ka treguar se Duka Harry ishte i lënduar dhe i zemëruar nga mënyra sesi Meghan po trajtohej në Pallatin Mbretëror, ndaj gjeti mundësinë të “shfrynte” zemërimin tek Oprah. Megjithatë sipas ekspertit, ai tashmë ndihet i penduar dhe i turpëruar për atë intervistë.

Exit mobile version