Djali më i vogël i Kate Middleton, Princi Louis, po “bën pyetje” në lidhje me vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, ndërsa ai po përpiqet të kuptojë.
Princesha e sapo emëruar e Uellsit, 40 vjeç, foli me Guvernatorin e Përgjithshëm të Australisë, David Hurley, për 4-vjeçarin e saj gjatë një pritjeje në Pallatin Buckingham në Londër.
“I riu tani po bënte pyetje si: ‘A mendoni se ne mund të luajmë ende lojëra kur shkojmë në Balmoral [Kështjella në Skoci] dhe gjëra të tilla, sepse ajo nuk do të jetë atje?’” kujton Hurley, 69 vjeç, nga biseda e tyre, sipas Daily Mail.
Ai vuri në dukje se djali 9-vjeçar i Middleton, Princi George, nga ana tjetër, “po e kupton tashmë se sa e rëndësishme ishte stërgjyshja e tij dhe çfarë po ndodh”.
Javën e kaluar, Middleton u tha dashamirësve jashtë pallatit se fëmija i saj më i madh e kuptoi vdekjen e Mbretëreshës më shumë se Louis dhe motra 7-vjeçare, Princesha Charlotte.
Kujtojmë se funerali i Mbretëreshës Elizabeth do të bëhet të hënën në Westminster Abbey në Londër./UBTNews/