Katari ka konfirmuar raportet e mëhershme se negociatat ishin duke vazhduar pavarësisht përfundimit të pauzës.
Qëllimi i bisedimeve është kthimi në një armëpushim, tha ministria e jashtme.
Përpjekjet e ndërmjetësimit janë “ndërlikuar” nga bombardimi i Gazës këtë mëngjes pasi kaloi afati i armëpushimit, tha ai.
Ministria i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar “të lëvizë shpejt për të ndaluar dhunën” dhe “katastrofën humanitare”.
“Katari shpreh keqardhjen e tij të thellë për rifillimin e agresionit izraelit kundër Rripit të Gazës pas përfundimit të pauzës humanitare, pa arritur një marrëveshje për ta zgjatur atë”, thuhet në deklaratë.
“Katari është i përkushtuar, së bashku me partnerët e tij ndërmjetësues, për të vazhduar përpjekjet që çuan në pauzë humanitare dhe nuk do të hezitojë të bëjë gjithçka që është e nevojshme për t’u rikthyer në qetësi”.
Ai tha se dënon “të gjitha format e shënjestrimin e civilëve, praktikën e ndëshkimit kolektiv dhe përpjekjet për të zhvendosur me forcë qytetarët e Rripit të Gazës të rrethuar”./UBTNews/