UBT News

Katari publikon shifra më të mëdha të tifozëve në stadiume se sa kapaciteti i tyre

Përtej problemeve dhe paqartësive të shumta që po e përcjellin Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Katar, së fundi raportohet se vendi organizator po raporton shifra shumë më të mëdha të tifozëve të pranishëm në stadiume se sa vet kapaciteti i tyre.

Madje, këto dyshime i përforcon edhe më shumë fakti se në shumë ndeshje është parë një numër i madh i ulëseve të zbrazëta dhe për këtë nuk është dhënë asnjë shpjegim.

Për ndeshjen hapëse të kampionatit ndërmjet Katarit dhe Ekuadorit të dielën, u njoftua një pjesëmarrje zyrtare e tifozëve të pranishëm në tribuna ishte 67,372, pavarësisht se stadiumi “Al Bayt” ka një kapacitet prej 60,000 ulësesh, ndërsa një numër i konsiderueshëm prej tyre ishin bosh, sidomos pas pjesës së parë.

Ishte e njëjta gjë për ndeshjen ndërmjet Anglisë dhe Iranit, ku tifozët e “Tre Luanëve” mbetën të bllokuar jashtë stadiumit “Khalifa” për shkak të një gabimi me aplikacionin e biletave të FIFA-s.

Numri i tifozëve në tribuna u njoftua zyrtarisht se ishte 45,334, pavarësisht se kapaciteti zyrtar i stadiumit ishte 40,000.

Ndërkohë, një sërë vendesh bosh mund të shiheshin në stadiumin “Al Thumama” në ndeshjen e dytë të ditës të hënën, teksa Holanda mundi Senegalin.

Është paralajmëruar një pjesëmarrje zyrtare prej 41,721, edhe pse stadiumi ka një kapacitet zyrtar prej 40,000 ulëseve. 

Exit mobile version