Ambasada e Republikës së Kosovës në Doha njofton se autoritetet e Katarit kanë vendosur të mbulojnë shpenzimet e akomodimit për turistët që nuk mund të largohen për shkak të kufizimeve të përkohshme të udhëtimit.
Në njoftim thuhet se vendimi hyn në fuqi nga 28 shkurt dhe do të zgjasë deri në rifillimin e operacioneve në aeroport dhe rihapjen e hapësirës ajrore.
Ambasada e Kosovës në Doha u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve katariane dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.
“Ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër situatën dhe do t’ju informojmë për çdo zhvillim të ri,” njofton ambasada.
Situata e krijuar lidhet me tensionet rajonale, ku disa zona janë prekur nga sulme të nisura nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli drejtë Iranit, çka ka shkaktuar ndërprerje të operacioneve ajrore dhe kufizime të udhëtimit për turistët në Lindjen e Mesme.
