Ndryshimi më i fundit dhe më dramatik në Katar i përket shitjes së alkoolit gjatë Kampionatit Botëror, ku është ndaluar shitja e pijeve me përmbajtje alkoolike.
Zyrtarët e Katarit kanë vendosur që pijet e vetme që do të jetë në shitje për tifozët në stadiume gjatë muajit të Kupës së Botës do të jenë joalkoolike.
Vendimi për ndalimin e shitjes së birrës u konfirmua në “New York Times” sot nga një zyrtarë i Kupës së Botës i cili veçse ishte i vetëdijshëm për këtë ndryshim.
Zyrtari kërkoi të mos i publikohej emri sepse nuk ishte i autorizuar të fliste me mediat pasiqë Katari ishte ende duke përgatitur njoftimin e tij zyrtar për sot.
Ky vendim është ndryshimi më i fundit dhe më dramatik në një plan në zhvillim të alkoolit që ka rritur për muaj të tërë tensionet midis FIFA-s, organit qeverisës global të futbollit, dhe Katarit, një vend konservator mysliman ku shitja e alkoolit kontrollohet fort.
Por, gjithashtu do të komplikojë marrëveshjen e sponsorizimit prej 72 milionë eurosh të FIFA-s me brendin e njohur të birrës “Budweiser”, të zemërojë tifozët që tashmë janë të zemëruar për kufizimet.
Organizatorët po vazhdojnë me vendime të çuditshme, këtë herë vetëm 48 orë përpara ndeshjes hapëse të turneut.