UBT News

Katari emëron kryeministrin e ri

Sundimtari i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani ka emëruar Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani si kryeministër të ri të vendit pas dorëheqjes së Sheik Khalid bin Khalifa bin Abdelaziz Al Thani.

Sheikh Mohammed shërbeu si ministër i Jashtëm i Katarit që nga viti 2016 dhe ishte fytyra publike e Katarit, teksa kaloi një bllokadë trevjeçare e gjysmë nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti.

Sheikh Khalid u emërua kryeministër në janar 2020 pasi kishte qenë kreu i Amiri Diwan, zyrës së emirit.

Ai kishte punuar në industrinë e gazit dhe ishte shkolluar në Shtetet e Bashkuara përpara se të vazhdonte të punonte për Sheikh Tamim kur ishte princi i kurorës./UBTNews/

Exit mobile version