UBT News

Kastrioti kampion i U18, triumf bindës në finalen ndaj Prishtina Elite

Në sallën e Fakultetit të Kulturës Fizike në Prishtinë u zhvillua faza finale e Play-Off-it për vajzat U18, ku titulli kampion i takoi KV Kastriotit pas një paraqitjeje shumë të fortë në finale.

Në ndeshjen vendimtare, Kastrioti mposhti KV Prishtina Elite me rezultat 3-1, duke treguar karakter dhe dominim pas setit të parë. Finalja nisi më mirë për Prishtina Elite, që fitoi setin hapës 24-26, por më pas vajzat e Kastriotit reaguan fuqishëm dhe morën kontrollin e plotë të lojës.

Me lojë të organizuar dhe efikasitet të lartë, Kastrioti fitoi tre setet e radhës (25-15, 25-21, 25-13), duke përmbysur rezultatin dhe siguruar trofeun e kampionit në kategorinë U18.

Pas përfundimit të ndeshjes, u zhvillua ceremonia e ndarjes së medaljeve dhe kupës. Medaljet për ekipet pjesëmarrëse u ndanë nga Gezim Brahimi, anëtar i bordit të Federata e Volejbollit e Kosovës dhe Fadil Lumi. Ndërsa kupën për kapitenen e KV Kastrioti e dorëzoi Valon Nikqi.

Federata e Volejbollit e Kosovës përgëzoi ekipin e KV Kastrioti për këtë arritje, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e vajzave që u kurorëzua me titullin kampion në këtë grupmoshë.

Exit mobile version