UBT News

Kastrioti e mposht Vllazninë, Egnatia befasohet nga Bylisi

Kanë përfunduar dy nga tri ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Shqipërisë, të vlefshme këto për xhiron e 14 të këtij edicioni, ku kemi rezultate interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Kamza”, Kastrioti e ka mposhtur skuadrën e Vllaznisë me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Silvio Zogaj, i cili vulosi fitoren e Kastriotit me shifrat 1:0 në minutën e 66’.

Me pikët e reja, Kastrioti zë vendin e shtatë në tabelë me 18 pikë, një më pak se Vllaznia që renditet në vendin e gjashtë me 19 pikë.

Po ashtu, krahas këtij takimi u zhvillua edhe ndeshja mes Egnatias dhe Bylisit, ku ky i fundit ka befasuar nikoqirët.

Bylisi e ka mposhtur Egnatian 1:0 në stadiumin “Egnatia Arena”, falë golit të Flamur Rucit, i cili ia siguroi pikët e plota skuadrës së tij në minutën e 90+2’ të ndeshjes.

Me fitoren e sotme, Bylisi zë vendin e tetë në tabelë, tani në kuotën e 15 pikëve, krahas Egnatias që renditet e treta me 21 pikë të arkëtuara.

Rezultatet finale:

Egnatia 0:1 Bylis

Kastrioti 1:0 Vllaznia

Exit mobile version