UBT News

​Kasami: Përveç Xhakës, te Zvicra nuk shoh dikë me cilësitë e mia

Futbollisti Pajtim Kasami po kalon nëpër një periudhë të mirë në karrierën e tij me Sampdorian në Serie B në Itali.

Kasami ka thënë se mund të shkonte në Arabinë Saudite nëse do t’i ndiqte paratë, por që i është përkushtuar më tepër karrierës së tij profesionale.

“Po, kam pasur shumë oferta. Por nuk bëhej fjalë për paratë për mua, përndryshe do të luaja në Arabinë Saudite. Nga ana financiare kam pasur dy oferta që ishin vërtet shumë tërheqëse”, ka thënë Kasami për mediumin zviceran “20min”,

Kasami është pjesë e gjeneratës së artë të Kombëtares së Zvicrës dhe është kampion bote me ekipin U-17. Ai ka thënë se te kombëtarja helvetike, përveç Granit Xahakës, nuk sheh lojtarët të tjerë që kanë cilësi më të mira se ai.

“Në përgjithësi, çdo person ka rrugën e tij të karrierës. Kam bërë edhe gabime dhe kam besuar njerëz që nuk duhet t’i kisha besuar. Por do të jem i sinqertë me ju dhe me gjithë respektin: pas Granit Xhakës, Ricardo Rodriguez apo Haris Seferovic, nuk shoh shumë lojtarë të tjerë të këtij brezi që kanë cilësitë e mia”, ka thënë Kasami.

Ai zbuloi gjithashtu se ishte afër kalimit te Milani në vitin 2016.

“Në verën e vitit 2016 isha në bisedime me AC Milan, por Mino organizoi një lëvizje në Nottingham Forest”, tha Kasami në fund.

Exit mobile version