Granit Xhaka dhe Zvicra u mposhtën nga Danimarka në ndeshjen e Ligës së Kombeve mbrëmë, me rezultatin 2-0 në favor të danezëve. Në këtë ndeshje, Xhaka dhe Nico Elvedi u ndëshkuan me karton të kuq, duke theksuar një situatë të tensionuar në fushë.
Pas përfundimit të ndeshjes, Xhaka reagoi duke akuzuar danezët për lojë të pistë. “Vitet e fundit kam qenë shumë më i qetë, por kur një lojë është aq e padrejtë si sot, emocionohem shumë. Në futboll, fjala respekt shkruhet me shkronja të mëdha, por ajo që treguan sot lojtarët e Danimarkës nuk ka të bëjë me respektin,” deklaroi Xhaka.
Komentet e Xhakës pas incidentit reflektojnë frustrimin e tij ndaj trajtimit që mori nga kundërshtarët dhe shpërfaqin shqetësimin për standardet e fair-play në ndeshje./UBTNews/