37 vjeçari ka qenë jashtë fushave që prej se e theu këmbën në një aksident me ski në Alpet Bavareze dhjetorin e kaluar.
Neuer u rikthye në stërvitje në muajin gusht, por rikthimi i tij në fushë është shtyrë muajin e kaluar, pasi që ai u la jashtë skuadrës së Bayernit për ndeshjen në Kupën e Gjermanisë kundër SC Preussen Munster.
Ai ka qenë pjesë kyçe e Kombëtares së Gjermanisë që prej se debutoi në vitin 2009, ku ka arritur të bëjë 117 paraqitje, ndërsa u bë kapiten në vitin 2017.
Trajneri i ri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann e ka konfirmuar se Neuer nuk do të jetë më kapiten i kombëtares pasi që ai të rikthehet nga lëndimi.
Mesfushorit të Barcelonës, Ilkay Gundogan iu dha shiriti i kapitenit për dy miqësoret e Gjermanisë kundër Amerikës dhe Meksikës.
Nagelsmann e konfirmoi që Gundogan do të mbetet kapiteni i Gjermanisë para Kampionatit Evropian, që mbahet verën e ardhshme në Gjermani.