UBT News

Karateistja Fortesa Orana përgatitet në Dubai para garave të ardhshme ndërkombëtare

Karateistja e Kosovës, Fortesa Orana, po i vazhdon përgatitjet në kampin përgatitor ndërkombëtar, që po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Shpenzimet po i mbulon Komiteti Olimpik i Kosovës, bazuar në vendimin e Bordit Ekzekutiv, për mbështetje të 20 sportistëve elitarë, në rrugën drejt Lojërave Olimpike ‘Tokio 2020’.

Udhëheqës i kampit është trajneri i ekipit të Azerbajxhanit, Denys Morozov, ndërsa pjesëmarrës janë 15 shtete, ndër ta edhe medalistë evropianë e botërorë.

Bursistja jonë olimpike po përgatitet bashkë me trajnerin e saj, Shkëlzen Balaj, para garave ndërkombëtare.

Garat e ardhshme ndërkombëtare të karatesë të vlefshme për pikë olimpike, janë Premier Liga e Lisbonës, që mbahet prej 30 prill – 2 maj, Kampionati Evropian në Poreq të Kroacisë, prej 18-23 maj, ndërsa gara kryesore, ajo për kualifikim direkt në LO Tokio 2020, mbahet prej 11-13 qershor në Paris të Francës.

“I urojmë suksese Fortesës dhe sportistëve tjerë”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Exit mobile version