UBT News

Karakteri i Black Widow ka mundësi të mos pensionohet ende!

David Harbour ka thënë se do të dëshironte të vazhdonte përsëri personazhin e tij, Black Widow, pasi mendon se ka shumë akoma për të eksploruar.

Ylli i Stranger Things e luan Alexei Shostakov / Red Guardian, një super-ushtar rus, në filmin e fundit Marvel dhe shpreson se nuk do të jetë dalja e tij e fundit me kostumin e kuq.

Lidhur me Black Widow ai tha, “Unë e dua këtë personazh… Ka kaq shumë gjëra që mund të bësh me të – ka kaq shumë botë ku ai mund të ekzistojë dhe kështu do të shohim. Do të shohim nëse ka diçka – Unë shpresoj të ketë!”

Black Widow përqendrohet te Natasha Romanoff e luajtur nga Scarlett Johansson, ndërsa përballet me pjesë të së kaluarës së saj të errët.

Filmi zhvillohet kryesisht pas ngjarjeve të Captain America: Civil War, dhe para Avengers: Infinity War.

Exit mobile version