Kosova do të ballafaqohet nesër me Rumaninë në një sfidë vendimtare sa i përket rrugës drejt kualifikimit për në Kampionatin Evropian Euro 2024.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” të përzgjedhur e Alain Giresses do të luajnë vetëm për fitore, derisa do ta kenë mbështetjen e madhe të tifozëve pasi mësohet se tashmë janë shitur të gjitha biletat që ishin në dispozicion nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Por, në tribuna do të ketë edhe tifoz rumun. Gazeta rumune “GSP” raporton se një numër prej rreth 100 tifozëve do të udhëtojnë në Prishtinë për ta mbështetur skuadrën e tyre.