Mbrojtësi dhe kapiteni i Real Madridit, Nacho po largohet pas një qëndrimi 23-vjeçar në “Santiago Bernabeu”, dhe këtë gjë e konfirmoi vetë gjiganti i La Ligas.
Nacho ka fituar gjashtë tituj të Ligës së Kampionëve me Madridin që kur iu bashkua akademisë së të rinjve në vitin 2001, si dhe katër tituj në La Liga dhe dy Kupa të Mbretit.
“Real Madridi njofton se kapiteni ynë Nacho ka vendosur të përfundojë karrierën e tij si lojtar i Real Madridit”, thuhet në një deklaratë të klubit spanjoll.
“Real Madridi dëshiron të shpreh mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Nacho, një nga legjendat e mëdha të klubit tonë. Nacho e mbyll karrierën e tij në Real Madrid si kapiteni që ngriti të 15-ën (trofeun e Ligës së Kampionëve) në Wembley, si një nga pesë lojtarët që kanë fituar gjashtë Kupa Evropiane në historinë e futbollit dhe me numrin më të madh të titujve në histori të klubit tonë”, shkroi më tej në komunikatën e Realit.
Nacho është lidhur me një transferim te skuadra e Ligës Pro Saudite, Al-Qadsiah.
“Që kur erdhi në akademinë tonë të rinjve si fëmijë, Nacho ka qenë gjithmonë një shembull përmirësimi për të gjithë dhe ai ka marrë dashurinë, njohjen dhe admirimin e të gjithë madridistëve”, tha presidenti i Realit, Florentino Perez.
“Real Madridi është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”./UBTnews/