Kapiteni i Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina ka folur para duelit të së enjtes ndaj Trepçës për ndeshjen e vlefshme për finalen e “Play-Offit” të Superligës së Kosovës në basketboll, e cila do të zhvillohet në Mitrovicë.
Seria e finaleve qëndron në rezultat të barabartë 2:2. Skuadra që regjistron tri fitore e para shpallet kampione.
Para finales së pestë, kapiteni i Golden Eagle Yllit tha se në Mitrovicë do të shkojnë vetëm për fitore.
“Edhe kësaj sezone po i vjen fundi. Ndeshja e pestë finale, e 11-ta në total me Trepçën sivjet. Mendoj që të dy skuadrat kemi treguar lojë të mira dhe gjithë tifozët kanë pasur mundësi të kënaqen me ndeshjet. Normal që në lojën e fundit shkojmë në Mitrovicë për fitore, shpresoj të fitojë më i miri. Forca Ylli”, tha Morina.