Çmimi i yllit të javës së 35-të në BKT Superligë i takoi Altin Merlakut, kapitenit të klinasëve.
Merlaku realizoi “Hat-Trick” në takimin kundër Llapit, duke ia siguruar tri pikë shumë të vlefshme skuadrës së tij në luftën për t’i ikur barazhit. Ai shënoi në minutat 25′, 52′ dhe 56′, derisa u shqua me lojë kreative gjatë tërë ndeshjes.
Kjo është hera e dytë në këtë edicion që Merlaku e fiton këtë çmim, pasi edhe në javën e 30-të ishte shpallur më i miri.
Një javë para përfundimit të kampionatit, KF Dukagjini ndodhet në pozitën e pestë me 49 pikë, një më shumë se Prishtina që gjendet në vendin e gjashtë dhe dy më shumë se Drenica dhe Malisheva./UBTNews/