Në prag të ndeshjes së rëndësishme Çeki-Shqipëri, e cila do të zhvillohet nesër në orën 20:45 në kuadër të Ligës së Kombeve, kapiteni çek Tomash Suçek ka vlerësuar lart cilësitë e Kombëtares shqiptare.
Gjatë një deklarate për shtyp, Suçek vuri në dukje forcën e kundërsulmeve dhe aftësitë individuale të lojtarëve shqiptarë, duke theksuar që Shqipëria është një ekip që di të përballojë situata një kundër një dhe ka treguar shpirt luftarak në çdo ndeshje.
“Janë një skuadër shumë e fortë në kundërsulme dhe janë të mirë në situatat një kundër një, kjo gjë dihet. Kanë shënuar gola shumë të bukur në 2-3 vitet e fundit, po ashtu kanë kualitet kur godasin nga distanca. Është një skuadër shumë luftuese, ne të gjithë e kemi parë,” u shpreh Suçek, duke treguar respekt për Shqipërinë dhe cilësitë e saj.
Kjo përballje pritet të jetë një sfidë e vështirë për të dy ekipet, me Shqipërinë që vjen në formë të mirë dhe gëzon vlerësime për paraqitjet e saj të fundit./UBTNews/