Ish-trajneri i Tottenhamit, Nuno Espirito Santo është shkarkuar nga Al Ittihad pas spekulimeve të fundit të një përplasje me yllin e skuadrës Karim Benzema, për shkak të disa humbjeve me radhë në Ligën Pro Saudite.
Trajneri portugez u eliminua nga grupet e Ligës së Kampionëve të Konfederatës Aziatike nga skuadrat Al Quwa e Al Juwiya, pasi që Al Ittihad dështoi të fitonte në secilën prej pesë ndeshjeve të fundit në ligë.
Al Ittihad ka disa yje në skuadër si ish-mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante e atë të Liverpoolit, Fabinho, dhe ish-sulmuesin e Celtic, Jota.
Por, pavarësisht se ka një skuadër me yje, Nuno ka vetëm dy fitore në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Dhe pas humbjeve turpëruese nga Al Quwa dhe Al Juwia, tensione kishte në zhveshtore dhe thuhet sipas “Revelo” se Benzema e Nuno kishin përplasje mes vete.