Dy raste të posedimit të paautorizuar të substancave narkotike janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës është ndaluar një grua, pasi gjatë kontrollit tek ajo janë gjetur dhe konfiskuar rreth 3.75 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit, ajo është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.
Ndërkaq, një rast tjetër është shënuar në rrugën “Dr. Bajram Krasniqi” në Podujevë, ku policia ka arrestuar një burrë pasi gjatë kontrollit i janë gjetur 3.64 gramë marihuanë dhe dy thika. Me urdhër të prokurorit është bastisur edhe banesa e tij, ku janë sekuestruar edhe 2.7 gramë marihuanë dhe 130 euro para të gatshme. Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /E.A/
