UBT News

Kapen mbi 10 mijë euro të falsifikuara, të gjitha monedha 2 euroshe

Krimet ekonomike të Policisë së Kosovës në Ferizaj ka arritur të shkëpusin një linjë të furnizimit me para të metalta të falsifikuara duke pamundësuar përdorimin e tyre në Kosovë. Në këtë operacion, janë arrestuar dy persona të dyshuar si dhe janë konfiskuar mijëra euro false të metalit.

Pas sigurimit të provave të mjaftueshme se të dyshuarit me inicialet A.L. dhe V.F. janë duke sjellë para të malit të falsifikuara nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Kosovës, kanë realizuar operacionin e koduar “Taksisti 2023” në magjistralen Ferizaj-Kaçanik duke i kapur në flagrancë.

Policia e Kosovës ka arritur të konfiskojë 50 paketime me gjithsej 10 mijë euro para të falsifikuara në monedha nga 2 euro. Gjithashtu gjatë realizimit të planit, është arritur të konfiskohen edhe 600 euro të tjera nga 2 euro të falsifikuara.

Në vazhdën e këtij operacioni, bazuar në urdhrin verbal të prokurorit të rastit, është kryer bastisje në dy lokacione, njëri në fshatin Rakaj të Ferizajt dhe tjetri në Han të Elezit.

Përpos monadhve metalike, gjatë realizimit të planit operativ të potencuar janë konfiskuar përkohësisht edhe një veturë e tipit Mercedes, pronë e të dyshuarit A.L., një veturë tipit Opel Vektra, pronë e të dyshuarit A.L., një relefon mobil Samsung dhe një telefon mobil Samsung A-12, pronë e të dyshuarës V.F..

Nga veprimet hetimore dhe dëshmitë e siguruara dyshohet se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit A.L. dhe V.F. kanë kryer vepër penale “Falsifikim i parasë’’ sipas kodit penal të RKS-së.

Në këtë mënyrë Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj ka shkëputur një linjë të furnizimit me para të falsifikuara dhe i ka pamundësuar që në të ardhmen personat e dyshuar në fjalë, të mos mund të sjellin para të falsifikuara në Republikën e Kosovës.

Të gjitha veprimet hetimore, sipas policisë, kanë qenë të koordinuara me prokurorin kompetent të Prokurorisë Themelore të Ferizajt dhe pas përfundimit të planit operativ, të dyshuarit A.L. dhe V.F. në prezencë të avokatëve mbrojtës janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit ndalohen për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.

Exit mobile version