Eliminimi i Francës nga ana e Zvicrës ditën e djeshme ishte ndoshta surpriza më e madhe e kësaj faze të Europianit. Por ndërkohë që yje si Rabiot, Mbappe dhe Pogba ndodheshin të shokuar në fushën e blertë, familjet e tyre po fillonin të ziheshin në tribunë, përballë të gjithëve.
Sipas dëshmive e të pranishmëve, protagonistja e zënkës ishte pikërisht mamaja dhe njëkohësisht menaxherja e lojtarit të Juventusit, Adrien Rabiot. Ajo fillimisht u “vërsul” ndaj familjes Pogba pasi sipas saj ishte i dukshëm faji i lojtarit të Manchester United në aksionin e barazimit 3-3 të Zvicrës.
Pas pritjes së portierit Sommer që eliminoi kampionët e botës, zonja Rabiot shënjestroi babanë dhe mamanë e Kylian Mbappe, duke akuzuar të birin për arrogancë në fushë përballë gazetarëve që nuk i besonin syve.
Me Deshamps tashmë i ikur, trajneri i ri do të duhet të ngrejë moralin tek futbollistët, por veçanërisht të qetësojë të afërmit e tyre.