Elseid Hysaj ka një problem të madh, rrezikon të mos figurojë në listën e lojtarëve të cilët do të përfaqësojnë Lacion në Europa League.
Sipas disa medieve italiane pak ditë më parë në dhomat e zhveshjes së Lacios ka ndodhur edhe një incident ku Hysaj i ka kërkuar llogari trajnerit Baroni. Shkodrani mendon se duhet që të jetë ende në qendër të projektit të Lacios ndërsa për trajnerin nuk është kështu.
Kjo diferencë ka bërë që të dy të kthehen në protagonistë të një konflikti që ka shkaktuar shumë pakënaqësi në ambientin lacial./UBTNews/