Në episodin e 4 nëntorit të podcast-it “Drink Champs”, Kanye West foli për marrëdhënien e tij me Kim Kardashian, përcjell UBT News.
Ai nuk e komentoi drejtpërdrejt marrëdhënien e Kim Kardashian dhe Pete Davidson. Megjithatë, ai e bëri të qartë se ai dhe Kim nuk janë divorcuar ende.
“SNL po e bënte gruan time të thoshte: ‘Unë u divorcova nga ai’ në TV sepse ata thjesht donin të ngrisnin një pengesë dhe unë asnjëherë nuk i kamë parë letrat [e divorcit],” shpjegoi Kanye ende. “Ne as nuk jemi divorcuar. Kjo nuk është shaka për mua”.
Ai vazhdoi, “Fëmijët e mi duan që prindërit e tyre të jenë bashkë. Unë dua që ne të jemi bashkë. Por nëse shikoni mediat, kjo nuk është ajo që ata po promovojnë. Ata duan që të ketë një martesë të re, një episod të ri, një shfaqje të re televizive”.
Kim bëri kërkesë për divorc nga Kanye në shkurt 2021, por ndarja nuk është finalizuar ende./UBTNews/