UBT News

Kanye West tërhiqet nga Coachella

Reperi Kanye West është tërhequr nga performanca në festivalin e njohur të muzikës, Coachella”, ku ishte njëri ndër performuesit kryesorë. Lajmi u konfirmua nga një burim i afërt i artistit për CNN, të hënën.

Ky burim tha se West nuk deshi të dilte në skenë pas betejës së divorcit me Kim Kardashian dhe pas përplasjes me moderatorin e “Daily Show”, Trevor Noah.

Në javët e fundit, West ka përdorur mediat sociale për t’u ankuar në lidhje me çështjet e bashkëprindërimit me Kardashian.

Ai u suspendua nga Instagrami për 24 orë për një postim racist drejtuar Noah pasi ky i fundit shprehu hapur shqetësimin e tij për përlasjen e çiftit.

Edhe performanca e tij në Grammy Awards që u mbajt të dielën u anulua, sipas tri burimeve të afërta me artistin, duke e cituar si arsye “sjelljen e tij online”. Ai nuk mori pjesë në atë event, por fitoi tri çmime Grammy./UBTNews/

Exit mobile version