Kanye West ka sjellë me vete fotografin e tij në takimet me Julia Fox në Miami dhe Nju Jork. Kjo ka shtuar dyshimet në lidhje me marrëdhënien e tij me Fox, pasiqë sipas disa burimeve të Page Six, gjithcka është duke u bërë për kamerat!
Reperi i njohur tani si “Ye” dhe ylli i “Uncut Gems” panë “Slave Play” së bashku të martën mbrëma, dhe burime të shumta konfirmuan se West solli fotografin e tij në shfaqjen e Broadway. Burime të shumta konfirmuan gjithashtu se West kishte një fotograf me vete kur së fundmi takoi Fox në Carbone në Miami. Fotot e çiftit u shfaqën në një darkë intime në TMZ.
Një burim tjetër i njohur me situatën tha se West sapo vendosi disa javë më parë që të kishte një fotograf për të dokumentuar jetën e tij dhe imazhet mund të përdoren potencialisht në një projekt të ardhshëm.
“Ai ka një jetë të pabesueshme, ai takon njerëzit më të çmendur në planet. Ai e kuptoi se ndoshta duhet të kishte një album të jetës së tij”, tha burimi.
Ndërsa ish-gruaja e Kanye, Kim Kardashian është parë në pushime në Bahamas së bashku me Pete Davidson./UBTNews/