UBT News

Kanye West shihet në takim romantik me aktoren e njohur

Reperi – emri i të cilit tani është vetëm Ye – u pa duke shijuar një darkë romantike me aktoren Julia Fox në Miami këtë javë, siç shihet në fotot e siguruara nga TMZ.

West, 44, dhe Fox, 31, dukej se po kalonin një kohë të mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit ndërsa darkonin në restorantin Carbone.

Megjithatë, burimet i thanë gazetës se takimi nuk ishte “asgjë serioze” dhe se reperi thjesht po përpiqet të argëtohet gjatë divorcit të tij nga Kim Kardashian.

Kujtojmë se Kim Kardashian bëri kërkesë për t’u deklaruar ligjërisht beqare më 10 dhjetor.

Themeluesja e Skims – e cila që atëherë ka vazhduar me yllin e “Saturday Night Live” Pete Davidson – ndan katër fëmijë me West: North, 8, Saint, 6, Chicago, 3 dhe Psalm, 2./UBTNews/

Exit mobile version