Reperi Kanye West u rikthye në Twitter me fjalën hebreje ‘shalom’, pasi llogaria e tij në Twitter i ishte pezulluar për shkak të postimeve antisemitike.
Këtë fjalë e cila përkthehet si “paqe”, por shpesh përdoret edhe si përshëndetje ose lamtumirë, ai e shoqëroi me një emotikon duke buzëqeshur.
Disa orë më parë ai shkroi në Twitter: “Testim, testim, për të parë nëse më është zhbllokuar llogaria”.
Llogaritë e tij në Twitter dhe Instagram u pezulluan gjatë muajit tetor./UBTNews/